Gazeta më e madhe gjermane “Der Spiegel” e ka quajtur kontraverse fitoren e Dominic Bosel ndaj Robin Krasniqit.
Pas luftës mes tyre i është kushtuar një artikull kësaj ngjarje të zhvilluar në Magdeburg.
“Dominic Bösel mposhti Robin Krasniqin në mënyrë kontroverse me pikë”, është titulli që mban shkrimi.
Në artikull përmendet fakti që vendimi i gjyqtarëve Karoline Pütz, Marco Morales dhe Frank Michael Maas, nuk u mirëpret nga shumica e 5 mijë shikuesve sa ishin në palestër./Gazeta Enigma.