Vedat Muriqi është pa dyshim protagonisti kryesor i Kosovës në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës.
Sulmuesi i Lazios shënoi golin e fitores ndaj Gjeorgjisë më 2 shtator, kurse mbrëmë shënoi golin e barazimit ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”. Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat e mëdha italiane. Gazzetta dello Sport shkruan se Vedat Muriqi është futbollisti më në formë i Lazios në këto ndeshje kualifikuese për kombëtare.
“Nga lojtarët e Lazios, Vedat Muriqi është në plan të parë. Sulmuesi kosovar ka shënuar në dy ndeshje radhazi, ndaj Gjeorgjisë dhe Greqisë”, thuhej në artikullin e medias italiane.
Kosova e zhvillon të mërkurën ndeshjen e fundit për këtë muaj, ku do ta presë Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri”.