Gazeta zvicerane “20 Minuten” me ballinë e aplikacion në shqip

Gazeta zvicerane “20 Minuten” me ballinë e aplikacion në shqip

Këtë të martë, gazeta zvicerane ’20 Minuten’, ka vendosur që ballinën e saj ta shkruaj në gjuhën shqipe.

Përveç ballinës, 20 Minutën ka vendosur që në aplikacionin e saj, si gjuhë për lexuesit të jetë edhe shqipja.

Kryeredaktori i 20 Minutën, Gaudenz Looser, ka thënë se në versionet e gjuhëve të tjera, atë portogueze, aplikacioni ka pasur më shumë se 15 mijë përdorues, ndërsa shprehet se së shpejti, përveç shqipës në aplikacionin e 20 Minutën do të jenë edhe gjuha serbe e edhe ajo kroate.

Në ballinë, 20 Minuten ngjarjes i ka fokusuar në tensionet Rusi – Ukrainë, ku thuhet se “Lindja kundër Perëndimit: Lufta më e mundshme se kurrë”.

Më tej, titujt e tjerë në ballinë janë në lidhje me atë se “NATO dërgon avionë edhe anije luftarake në Lituani, Bullagri dhe Rumani”.

Ndërsa, sipas ballinës së 20 Minuten, Zvicra do t’i bëjë ftesë për takim presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin.

Sipas lexuesve të Klankosova.tv në Zvicër, kjo është hera e parë që 20 Minuten ballinën e saj e shkruan në gjuhën shqipe./Gazeta Enigma/

Related Articles