Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë në Samitin e Brdo Brionit.
Atje ai është pyetur për Republikën e Kosovës.
Mirëpo një gjë të tillë e ka acaruar presidentin serb i cili gazetarëve iu tha ”Mos më provokoni me pyetje” teksa kishte shtuar se ”Kosova është territor i Republikës së Serbisë”.
Këto pyetje iu bënë atij gjatë një konference për media.
”Nuk ka Republikë të Kosovës, as sipas rezolutës 1244, as sipas OKB-së”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq.
Fillimisht Vuçiq përmendi se në këtë samit, ka takuar të gjithë liderët rajonalë përveç presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. /Gazeta Enigma