Gazetari Arlind Sadiku thotë se ia uzurpuan disa hektarë tokë dhe u ndërtuan banesa

Gazetari Arlind Sadiku thotë se ia uzurpuan disa hektarë tokë dhe u ndërtuan banesa

Gazetari i Sportit Arlind Sadiku ka fituar rastin e pronës së tij në Gjykatë.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Sadiku është shprehur se Prokuroria ka dhënë urdhër që të ndalohen punimet në pronë prej 3 hektarëve e që është e kontestuar që disa vite.

Ai thotë se kjo pronë i takon familjes së tij por që ka qenë plan të uzurpohet nga ana e një grupi të njerëzve që i takojnë skenës politike e sistemit të drejtësisë.

‘’Pas një ‘lufte’ të madhe me korrupsionin dhe të keqen, drejtësia më në fund po triumfon!Jam i vetëdijshëm që ka qindra mijëra raste të tilla në Kosovë, por shpresoj që rasti i familjes time të shërbej si precedent që njerëzit kompetent të marrin vendime të drejta, ngase…BOLL ËSHTË BOLL!’’, është shprehur Sadiku.

Për të marrë më shumë informata lidhur me këtë çështje ju ftojmë ta ndiqni videon më poshtë.

Related Articles