Hoxha Osman Musliu ka bërë një krahasim mes familjeve shqiptare, që kohë më parë jetonin 70 apo 80 persona në një familje.
Por, tani sipas tij, kjo ka ndryshuar. Ai mori shembull duke thënë se i ka paguar rreth 100 mijë dollarë amerikanë që ta shkollojë vajzën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot kemi ndryshuar. Sot kam paguar gati 100 mijë dollarë në Amerikë me shkollu vajzën. Sot kanë ndryshuar”, tha ai në T7.
Më pas, gazetari Vullnet Krasniqi e pyeti se a punon diçka tjetër përveç profesionit që e ushtron si imam.
“Ku i more 100 mijë, a punon tjetër çka përveç fesë, se thashë shumë shtrenjtë si hoxhë”, tha Krasniqi.
Ndërkohë, imami Musliu ironizioi duke thënë se shet drogë “kah do që sillet”.
“Unë shes drogë, kah të sillna. Nëse do me ble, çfarë të vyen qasi kam”, shtoi me shaka Musliu.