Qindra njerëz mbetën nën rrënoja pas tërmetit shkatërrimtar në juglindje të Turqisë dhe në Siri. Lëkundjet fatale të tërmetit zgjatën rreth një minutë duke shembur qindra ndërtesa dhe duke shkaktuar mbi 1500 të vdekur.
Në Malatya të Turqisë një gazetar i televizionit A Haber ishte në lidhje direkte duke raportuar për tërmetin teksa ra tërmeti i dytë i madh me magnitude 7.5.
Qytetarët u larguan me vrap ndërsa një ndërtesë u bë rrafsh me tokën. Gazetari turk la për një çast detyrën dhe vrapoi të ndihmonte një grua me fëmijët e mitur.
“Mos ki frikë”, dëgjohet t’i thotë vajzës së vogël gazetari duke shtuar; “kaloi më shiko mua, tani je mirë”- i thotë vogëlushes, duke treguar se humanizmi është shumë herë më i rëndësishëm në raste te tilla.