Gazetari mendon se është tifoz e pyet anglisht, ai i thotë: “O vëlla jam shqiptar, unë jam kamarieri”

Gazetari mendon se është tifoz e pyet anglisht, ai i thotë: “O vëlla jam shqiptar, unë jam kamarieri”

Në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” ka pasur edhe momente gazmore. Teksa të gjithë tifozët e Feynord ishin mbledhur së bashku duke kënduar në kor, gazetari Altin Sulce ka tentuar që të intervistojë një prej tyre.

Por menjëherë vjen edhe përgjigja gazmore teksa personi i zgjedhur i kthehet: “Jam shqiptar, unë jam kamarieri këtu”, tha personi dhe kjo shkaktoi të qeshura të mëdha.

Ndërkohë një episod i tillë ndodhi edhe në konferencën e sotme për shtyp të Jose Mourinhos, sërish me protagonist gazetarin e Orës, Altin Sulcen.Gazetari Altin Sulçe i tha Mourinhos ta bëra pyetjen në anglisht, përse përdore kufjet?Ai përgjigjet me batutë: Përse në anglisht më pyete?

Ky moment shkaktoi ovacione në sallë. Miqtë e mi më kanë thënë pyete zotin Mourinho, çfarë mund të bëjnë speciale për një ndeshje ndeshje speciale?

Është fillimi, pastaj maturia, pastaj stabiliteti. Ti mendon më shumë për njerëzit dhe më pak për veten. Mund të ndihmoj ekipin nesër, por nuk besoj në momente magjike. Pas një punë prej më shumë se 300 e ca ditësh, tani është momenti i skuadrës. Skuadra do të luajë ndeshjen. Je një skuadër e mirë kur fsheh problemet e vogla, që i kanë të gjithë”, tha Mourinho.

Related Articles