Gazetari ukrainas Volodymyr Yermolenko ka thënë se nëse Rusia vendos ta pushtojë Ukrainën, Putini do të duhej të bëhej gati për tu bërë një Stalin, shkruan Gazeta Enigma.
Yermolenko ka shkruar se do të ketë shkatërrime të qyteteve sepse ukrainasit do të rezistojnë në çdo mënyrë dhe s’do të dorëzohen kurrë.
“Nëse Rusia synon të pushtojë, Putini duhet të jetë gati të bëhet Stalin. Gati për dhunë të madhe, gulag për qindra mijëra (miliona), qytete të shkatërruara. Pse? Sepse ukrainasit do të rezistojnë. Në çdo nivel të mundshëm. Ushtarakisht, qytetarisht, politikisht. Nuk dorëzohemi kurrë. Putini gjithashtu duhet të jetë gati për rezistencë të armatosur: ukrainasit nuk do të jenë të sjellshëm me ushtarët rusë. A mendojnë ndonjëherë rusët për jetën e qytetarëve të tyre”, ka shkruar ai në Twitter.
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të premten se Rusia tashmë ka numër të mjaftueshëm të ushtarëve për sulm ndaj Ukrainës dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë së shpejti.
ShBA-ja, Britania dhe disa vende të tjera u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen sa më shpejt nga Ukraina nga frika për një sulm të mundshëm rus.
Sidoqoftë, Rusia ka mohuar se ka plane për ta sulmuar shtetin fqinj dhe i ka akuzuar vendet e mediet perëndimore për përhapje të një “fushate dezinformimi” me qëllim të “devijimit të vëmendjes nga veprimet e tyre agresive”.
if Russia intends to invade, Putin should be ready to become a Stalin. Ready for huge violence, gulags for hundreds of thousands (millions), cities destroyed. Why? Because Ukrainians will resist. On every possible level. Militarily, civically, politically. Never give up!— Volodymyr Yermolenko (@yermolenko_v) February 11, 2022