Gazetarja dhe kameramani i RTV Dukagjinit sulmohen gjatë punës në Gjilan

Gazetarja dhe kameramani i RTV Dukagjinit sulmohen gjatë punës në Gjilan

Një ekip i Radiotelevizionit Dukagjini, i përbërë nga gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani, është sulmuar gjatë ushtrimit të detyrës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të enjten, më 25.06.2026 në Gjilan. 

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Dibran Istrefi, ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur teksa ekipi ishte duke realizuar një kronikë për punimet që po zhvillohen në sheshin e qytetit.

Në reagimin e tij theksohet se sulmi dyshohet të jetë kryer nga një punonjës i kompanisë që është e angazhuar në punimet në atë zonë.

Istrefi e ka dënuar këtë akt, duke e cilësuar si të papranueshëm dhe të shëmtuar. 

“Një gjë e tillë është papranueshme dhe në thelb e shëmtuar”- ka shkruar Istrefi në rrjete sociale.

Për këtë rast, der më tani nuk ka reaguar ende Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK). 

Edhe nga televizioni kanë reaguar për sulmin ndaj ekipit të tyre. 

RTV Dukagjini e ka cilësuar sulmin si cenim të drejtëpërdrejtë të lirisë së medias dhe gazetarëve. 

“TV Dukagjini kërkon nga organet kompetente që ta trajtojnë rastin me seriozitet të plotë, të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe të sigurojnë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”- thuhet  në reagimin e televizionit. 

Related Articles