Gjatë mbrëmjës së djeshme, gazetarja shqiptare e Maqedonisë së Veriu, Liridona Vejseli është përballur me një keqtrajtim nga peditarja në spitalin e Tetovës, konkretisht në repartin e ORL-së. Vejseli kishte shkuar pas mesnatës për të kërkuar ndihmë mjekësore për vajzën e saj të vogël, e cila, po lëngonte.
Vejseli në video rrëfeu se fillimisht shkoi në repartin e pediatrisë, aty edhe mjekja kujdestare i tha që shqetësimi i fëmijës nuk ka të bëjë me aspektin pediatrik, por duhet të bëjë një kontroll për veshët.
Sipas saj mjekja kujdestare, Vjosa Elezi as nuk i shikoi në sy, teksa thotë se me një “sjellje arrogrante” ia hodhi dokumentet në fytyrë.
“Na tha se duhet të keni udhëzim. Unë i tregova se ne kërkuam udhëzim te reparti i Pediatrisë, por ato na thanë se duhet të vijmë direkt këtu. Mjekja na i hodhi dokumentet në fytyrë dhe menjëherë u largua nga zyra”.
“I bëjë thirrje ministrit të Shëndetësisë, që menjëherë të marr masa për këtë mjeke arrogante, super arrogante, me fëmijun në krahë që lëngon, e cila nuk mundi sytë të na i hedhi. A jeni normal? Ku është humanizmi në këtë shtet?”, u shpreh ajo teksa shpërtheu dhe në lot.