Gazetat portugeze kritikojnë Ronaldo-n: Nuk e duron dot refuzimin

Gazetat portugeze kritikojnë Ronaldo-n: Nuk e duron dot refuzimin

Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë të vështirë te Manchester United. Pas refuzimit të zbritjes nga stoli në ndeshjen kundër Tottenhamit të mërkurën, ylli portugez është përjashtuar nga skuadra për udhëtimin e së shtunës te Chelsea.

Ndërkohë mediat portugeze i kanë dedikuar kopertinat e tyre atij, ndërsa emri i tij është kthyer në trend në Tëitter.

Debati ka arritur në një pikë të tillë në Portugali, saqë Ronaldo u shfaq në faqen e parë të A Bola duke lexuar “qortimin e ri me CR7 në Manchester” përpara derbit mes Porto dhe Benfica këtë të premte.

Ndërkohë, gazeta Record përmendi në faqen e parë se Ronaldo u largua nga loja, ndërsa Maisfutebol theksoi se ylli portugez “i kthen shpinën lojës”, duke pyetur veten nëse trajneri Erik ten Hag “do ta humbasë durimin me Ronaldo-n njëherë e përgjithmonë” dhe duke vënë në dukje se Ronaldo “nuk e duron dot refuzimin”.

Pasi United njoftoi se Ronaldo nuk do të luajë kundër Chelsea-t, ish-ylli i Real Madrid shkroi në Instagram për të adresuar situatën.

“Siç kam bërë gjithmonë gjatë karrierës sime, përpiqem të jetoj dhe të luaj me respekt ndaj kolegëve, kundërshtarëve dhe trajnerëve të mi”, ka shkruar Ronaldo.

“Kjo nuk ka ndryshuar, unë nuk kam ndryshuar”.

“Unë jam i njëjti person dhe i njëjti profesionist që kam luajtur për 20 vitet e fundit duke luajtur futboll elitar dhe respekti ka luajtur gjithmonë një rol shumë të rëndësishëm në procesin tim të vendimmarrjes”.

“Kam filluar shumë i ri, shembujt e lojtarëve më të vjetër dhe më me përvojë kanë qenë gjithmonë shumë të rëndësishëm për mua”.

“Prandaj, më vonë, gjithmonë jam përpjekur të jap vetë shembullin për të rinjtë që u rritën në të gjitha ekipet që kam përfaqësuar. Fatkeqësisht kjo nuk është gjithmonë e mundur dhe ndonjëherë nxehtësia e momentit na nxjerr më të mirën”.

Related Articles