Kryeparlamentarja, Albulena atëkohë deputete dhe ish deputetët Donika Kadaj- Bujupi, Pal Lekaj dhe Besa Baftiu janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë pas 10 vjetëve lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga Musa Damati, avokat i Pal Lekajt i cili tha se ky është një triumf i mbrojtjes.
“Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i mbrojtjes në procedurat e përfaqësimit të bëra ndër vite, dhe më në fund është një triumf i drejtësisë dhe është një fitore e pastër juridike në raport me të mbrojturin tim”, tha ai në një adresim për media.
Ndërkaq, edhe Burim Halili, avokat i shefes së parlamentit, Albulena Haxhiut bëri me dije se kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka marrë veprime kundër Asociacionit dhe se është shpallë e pafajshme për rastin e gazit lotsjellës.
