“Gazi lotsjellës ndaj protestuesve u hodh nga kati i dytë i Kuvendit”

“Gazi lotsjellës ndaj protestuesve u hodh nga kati i dytë i Kuvendit”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se dikush nga kati i dytë i Kuvendit ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve sot para Kuvendit, rapoton gazeta “Enigma”.

Ndërsa Policia e Kosovës përmes një komunikate për media e ka mohuar se ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të drejtuar nga organizatat e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Deputeti i PDK-së, që ishte i pranishëm në protestë, tha në Frontal të Televizionit 7 se ka pyetur policët, por ata kanë mohuar se kanë hedhur gaz.

“U informova se Policia e Kosovës nuk ka e ka hedhur gazin lotsjellës. Ndërsa, është hedhur nga kati i dytë i Kuvendit të Kosovës dhe sigurisht se kjo e bën edhe më dyshuese këtë veprim”, ka thënë Lushtaku.

Ai thotë se nuk e di se kush ka hedhur gaz në drejtim të protestuesve, por kërkon që sa më parë të hetohet dhe të zbardhet ky rast./Gazeta Enigma/

Related Articles