Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së re për furnizim me gaz nga Rusia, mes Vuçiq dhe Putin, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Tahiri ka theksuar se kjo marrëveshje është dëshmi e qartë se Vuçiç po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike.
Sipas tij implementimi i projektit të Gazjellësit Amerikan do të ishte përgjigja më e mirë ndaj marrëveshje.
“Marrëveshja Vuçiç – Putin është një dëshmi e qartë se sa shumë Vuçiç po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike: Mbështetja për Ukrainën; Agjenda integruese në BE dhe Dialogu Kosovë – Serbi.Çfarë tjetër duhet bërë Serbia për të hapur sytë Brukseli zyrtar, apo atje ende po mendojnë se “Ballkani i Hapur” është përgjigja”, ka shkruar Tahiri.
Tutje, Tahiri tha se Qeveria duhet urgjentisht të marrë vendim pozitiv për projektin e gazsjellësit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kjo do të ishte përgjigja më e fuqishme kundër marrëveshjes Vuçiq-Putin”, shkroi tutje Tahirit./Gazeta Enigma/