Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se është takuar me kryesinë e kësaj partie në Gjermani.
Geci tha se takimi u mbaj në qytetin Helbronn, nga ku, sipas tij, në vitin 1997 u nis për të luftuar për çlirimin e Kosovës.
“Biseduam gjerë e gjatë për fuqizimin e LDK-ës në diasporë e veçanërisht në Gjermani, i falënderoj të gjithë kryesin. Kryetarin Osman Ferizin nënkryetarin Enver Musa,Abaz Imerin, Idriz Zeqirajn, Emin Demen, Bujar Lajqin, Lushë Cana, Alush Zeqirajn, Brahim dhe Berat Rexhaj, Xhevdet Muriqi”, ka shkruar Geci./Gazeta Enigma/