Dukagjini dhe Llapi do të diskutojnë finalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Dy skuadrat janë në garë për ta fituar këtë trofe të çmuar, pasi më parë nuk e kanë aritur asnjëra këtë sukses.
Fituesi i Kupës së Kosovës do të bëjë edhe histori pasi do të kualifikohet në UEFA Conference cup.
Këtë takim do ta drejtojë gjyqtari Genc Nuza, me asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi. Të dyja skuadrat synojnë suksesin historik – fitimin e trofeut dhe daljen në garat evropiane.