Genti Tare: Vedat Muriqi? Po ju them diçka që nuk e dinit

Genti Tare: Vedat Muriqi? Po ju them diçka që nuk e dinit

Emri i Igli Tares dhe vëllait të tij, Genti Tare, është përmendur shumë në këto orë të fundit në Itali. “La Reppublica” i është rikthyer sërish çështjes së vjetër ku dyshohej se Igli dhe Genti zotëronin aksionet e kompanisë së basteve “Top Bast”.

Gjithashtu duke parë formën e dobët dhe zhgënjimin e marrë nga Vedat Muriqi, media në fjalë ngrinte akuza të tjera për një shifër “të çuditshme” që u pagua për 17.5 milionë euro mbi sulmuesin, që nuk vlente kurrsesi për këtë shifër. I ftuar në “Cim Peka LIVE” ishte edhe Genti Tare që ka treguar të vërtetën e tij. “Duan të godasin suksesin e vëllait tim, nuk i ka bërë keq Shqipërisë”, ka thënë ai.

“Injorancën nuk e fal morali. Muriqi erdhi vjet te Lacio, unë kam tre vite që nuk kam qenë më konsull i përgjithshëm. Igli Tare është figurë e dashur e Shqipërisë. Ata thonë gjithashtu se duke qenë se vëllai i tij ka qenë konsull në Turqi ka mundësua blerjen e Muriqit që e ka marrë 17 milionë, por është shumë i shtrenjtë për aq. Nëse Muriqi bën 50 gola këtë sezon do i shkoj vlera 50 milion. E çfarë do të thonë ata pastaj që Genti Tare ka qenë magjistar? Çështja shkon në gjykatë dhe do ta paguajnë ato media për shkrimin që kanë bërë dhe faktet duhen verifikuar.

Gazetarët shqiptarë duhet ta mbrojnë figurën e Igli Tares që aq sa ka bërë nuk e di, po vetëm mirë i ka bërë Shqipërisë, keq nuk i ka bërë. Kjo u soll sërish në media dhe pse është çështje e mbyllur. Pas 3 vitesh kthehet sërish në vëmendje. Po riprodhohet sikur ka hetime, nuk ka më hetime. Kjo bëhet për të goditur vllain time se është i suksesshëm atje ku është. Gazetarët kanë detyrimin moral për të verifikuar të vërtetën si shqiptar dhe për të kundërshtuar shkrimin në median italiane.

Duhet të mbrohet figura e një qytetari që vetëm mirë i ka bërë Shqipërisë, asnjëherë nuk i bërë keq. Transferimi i çuditshëm i Muriqit? Kur u ble Muriqi vjet, Fiorentina dha 20 milionë euro. Muriqi meqë kishte shqiptar te Lacio në raport me Iglin, tha do iki vetëm te Lacio. Këtë ta keni se nuk e dinte njeri”, tha Genti Tare.

Related Articles