Gentrit Salihu mezi është duke pritur të nis aventurën e tij të re te Porto.
Mesfushori nga Kosova ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, derisa është transferuar të gjiganti portugez nga skuadra e Besës së Pejës.
18 vjeçari në deklaratën e tij të parë është shprehur i lumtur për arritjen e tij në gjigantin portugez dhe se mezi pret t’i bashkohet skuadrës.
“Një ndjenjë e jashtëzakonshme të mbërrijë në klubin më të madh në Portugali. Mezi pres të bashkohem me ekipin dhe jam i emocionuar të filloj stërvitjet dhe të luaj. Unë jap gjithçka dhe çdo punoj shumë, sepse kjo është mënyra e vetme për të realizuar ëndrrat e mia. Unë dua të ndihmoj ekipin të jetë më i fortë dhe unë dua të jem më i mirë vetë. Ne kemi një grup të bashkuar dhe konkurrues që dëshiron të ndihmojë FC Porto të ketë sukses ”, tha Salihu.
Nëpërmjet një postimi në facebook, FC Porto, zyrtarisht ka bërë të ditur për ardhjen më të re në këtë ekip, lojtarin, Gentrit Salihu nga Kosova.
Postimi i plotë:
Salihu sëfundmi është paraqitur në skuadrën e Besës, derisa në 29 paraqitje ka arritur të shënoj dy gola dhe të asistoj një herë.