Gërmimet për të pagjeturit në afërsi të Novi Pazarit, reagon Bislimi

Gërmimet për të pagjeturit në afërsi të Novi Pazarit, reagon Bislimi

Sot është zhvilluar rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ku lidhur me temën për të pagjeturit e luftës, ka folur në një prononcim për mediat kryenegociatori kosovar, Besnik Bilsimi.

Ai tha se Serbia nuk i ka përmbushur obligimet e veta që nga viti 2024 për të pagjeturit, dhe deri para dy-tri dite, ka shprehur gatishmërinë që të fillojnë gërmimet në afërsi të Novi Pazarit.

Bislimi dyshon se kjo është shtyrë qëllimisht, në mënyrë që t’i zhdukin dëshimitë.

“Në korrik edhe gusht të këtij viti ka pas ngjarje të madhe bash në territorin ku është dashtë të ketë gërmime, dhe ne dyshojmë që këto janë bërë me qëllim të zhdukjeve të dëshmive dhe vetëm para dy tri dite kanë treguar gatishmëri që të fillojnë gërmimet në afërsi të Novi Pazarit”, tha ai.

Related Articles