Gërvalla: Dihet kush do ta formojë Qeverinë më 15 prill apo më vonë

Gërvalla: Dihet kush do ta formojë Qeverinë më 15 prill apo më vonë

Kryetarja e partisë “Guxo”, njëherit Ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, para regjistrimit si deputete në Kuvendin e Kosovës, është deklaruar shkurtimisht para gazetarëve.

Ajo është shprehur e bindur se Qeveria e re do të formohet nga Kryeministri Albin Kurti më “15 prill apo më vonë”.

“Dihet kush do ta formon Qeverinë më 15 prill apo më vonë, kështu që s’kemi çka diskutojmë më. Me votat e nevojshme”, ka deklaruar Gërvalla.

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin si datë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Related Articles