Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka konfirmuar se ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani do të jetë Faruk Ajeti.
Ajo ka thënë se ai ka marrë kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë dhe përfaqëson Kosovën atje.
“Faruk Ajeti ka shkuar në Gjermani dhe do të jetë ambasadori i ri atje. Është gjermano folës. Është studiues tepër i mirë i marrëdhënieve të jashtme dhe ka kryer studime në akademitë austriake.. Ka filluar punën e tij nga data 6 nëntor. I kemi dërguar kredencialet tek presidenti dhe nga ai moment do të përfaqësojë Kosovën atje”, thotë ajo në emisionin Pressing në T7.
Ajo ka komentuar edhe emërimin e ambasadorit të Kosovës në BE.
“Gazetari Agron Bajrami është ambasadori ynë në Bruksel i cili në një kohë rekord ka marrë miratimin e Mbretërisë së Belgjikës për të qenë ambasadori ynë atje. Dhe zoti Bajrami i cili si rrallë kush e njeh relacionin Kosovë-BE”, shtoi ajo./Gazeta Enigma/