Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka falënderuar anëtarët kryesorë të Parlamentit Evropian për miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Gërvalla këtë e ka cilësuar si një ditë të gëzuar për Kosovën.
”Sot, Parlamenti Evropian më në fund vendosi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. PE ka qëndruar me ne në çdo hap gjatë gjithë viteve. Sot falënderova anëtarët kryesorë të PE për mbështetjen e tyre vendimtare”, ka shkruar ajo në Twitter.
Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që akoma i nënshtrohet regjimi i vizave.
Por kjo po merr fund, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nesër do të udhëtojë për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.