Gërvalla-Hysenit: Zoti t’marroftë

Gërvalla-Hysenit: Zoti t’marroftë

Kryediplomatja, Donika Gërvalla, i ka reaguar ish-kryediplomatit kosovar, Skender Hyseni i cili ka thënë se deklaratat e presidentes Vjosa Osmani karshi BE-së për dialogun, veçanërisht ndaj diplomatit spanjoll, Josep Borrell, po i përngjajnë me ato të liderit komunist Enver Hoxha e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq.

Gërvalla ka shkruar se kjo është fytyra e vërtetë e atyre që plaçkiten dhe e futën në rrugë pa krye Kosovën.

Ajo e bëri fajtore Hysenin edhe për atë që LDK-ja në zgjedhjet e fundit ra në 10%.

Gërvalla reagimin në Facebook e përmbylli duke e mallkuar Hysenin, “Zoti t’marroftë”.

Ja fytyra e vërtetë e personazheve më të gërditshme të historisë së re të Kosovës, e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën.

Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur. E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta.

Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!

Related Articles