Ish-kreu i OVL të UCK-së, Faik Fazliu, ka komentuar në emisionin Pressing në T7 deklaratën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, që do të ndihmonte Gjykatën në Hagë me materiale kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Gërvalla ka shkuar edhe më tej duke thënë se “e gjithë bota e njeh ish-presidentin Hashim Thaci dhe ish-kryekuvendarin Kadri Veseli si koka të një organizate që kanë bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”
“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla.
Ish-kreu i OVL të UÇK-së, Faik Fazliu, ka thënë se shpreson që Gërvalla të jetë tërhequr nga ai pozicion dhe ka thënë se kundërshtarët politikë kanë rënë në grackë të prokurorisë serbe.
“Nuk kam asgjë kundër. Dua vetëm të them se a e mban ende atë qëndrim apo jo. A po e dika gjithë bota se Hashim Thaci dhe Kadri Veseli janë krye kriminel. Apo vetëm Serbia dhe disa bashkëpunëtore politikë të cilit fatkeqësisht për inate politike kanë rënë në kurthin e Serbisë dhe kanë quar ujë në mullirin e Serbisë për të cilësuar si kriminale UCK-në. Qëllimi është aty tek e fundit”, ka thënë ai.