Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovë Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë e ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, ia ka ndaluar komunikimin Ambasadës së Kosovës në Berlin.
“Në raportin e rregullt javor (16-20 tetor) të ambasadave të Kosovës që dorëzohet në MPJD, shkruan që Amb. Faruk Ajeti në Berlin ka pasur instruksione nga Ministrja Gëvalla që të ndaloj çdo komunikim përveç shërbimeve konsullore për qytetarët tanë.”, tha Musliu-Shoshi.
Ajo theksoi se kjo është skandaloze.
“Kjo qasje tregon atë që e kemi thënë deri me tash: Kosova nuk ka politikë të jashtme! Ka diplomaci të fjetur dhe nuk ekziston si temë në tryezat ndërkombëtare”, tha ajo.