Gërvalla: Jashtëtokësorët s’mund të sigurojnë vota për opozitën, po i presin ndërkombëtarët për koalicion me Listën Serbe

Gërvalla: Jashtëtokësorët s’mund të sigurojnë vota për opozitën, po i presin ndërkombëtarët për koalicion me Listën Serbe

Ish-kryediplomatja Donika Gërvalla, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se janë dy alternative, që kjo parti ta bëjë Qeverinë ose opozita me Listën Serbe.

Sipas saj, jashtëtokësorët nuk mund ta vijnë e të sigurojnë vota për partitë opozitare.

“Vetëm dy alternativa ka, ose koalicioni fitues e bën qeverinë, ose opozita me Listën Serbe. Këto janë dy koalicione të mundshme nuk ka të etjera, se nuk mund të vijnë jashtëtokësorët të sigurojnë vota për partitë opozitare” – tha ajo, transmeton Nacionale.

Gërvalla pretendoi se opozita po pret ndihmë nga ndërkombëtarët për koalicion me Listën Serbe.

“Opozita si duket pret nga jashtë, cila është ndihma nga jashtë, pritet ndonjë ndërkombëtar që do t’ua japë arsyetimin për të thënë që ja ne s’deshëm porn a thanë ndërkombëtarët, apo ky, apo ai” – u shpreh ajo.

Related Articles