Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, po kërkon që Bashkimi Europian të mos tolerojë në Kosovë, pengimin kriminal kundër parimeve europiane dhe sundimit të ligjit.
Këtë pikërisht e kërkoi gjatë takimit që pati me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Franges.
”Shkëmbim i hapur dhe konstruktiv me të dërguarit e BB-së Manuel Sarrazin dhe Anžej Franges. I kërkova BE-së të mos tolerojë pengimin kriminal kundër parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit. Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi”, ka shkruar Gërvalla.