Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, është shprehur mirënjohëse për deputetët që po mbështesin raportin e Dora Bakoyannis, raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës.
Në “X”, Gërvalla ka publikuar fotografi brenda sallës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku tash e dy orë po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës.
“Në Strasburg po ndjekim me shumë interes dhe emocion debatin e Asamblesë së Përgjithshme të KiE rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KiE. Mirënjohës për mbështetjen e fortë nga deputetët në të gjithë vendet, të cilët po mbështesin rekomandimin pozitiv të raportueses Bakoyannis”, ka shkruar ajo.