Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, i ka mirëpritur për mëngjes ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës (KiE), këtë të enjte.
Sipas njoftimit të ministrisë, në këtë takim ka pasur shkëmbime të dobishme.
Në vazhdim e tutje, thuhet se si një vend demokratik, Kosova e meriton të jetë shteti anëtar i radhës i Këshillit të Evropës.
“Një mëngjes shumë produktiv. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla shtroi një mëngjes për ambasadorët e shteteve anëtare të KiE. Pati shkëmbime të dobishme”.
“Të qenit i hapur dhe i guximshëm është e para. Si një vend i vërtetë evropian dhe demokratik, Republika e Kosovës meriton të jetë anëtarja e radhës me të drejta të plota në KiE”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
A very productive morning. DPM/FM @gervallaschwarz hosted a ???? breakfast for @coe members’ ambassadors. Useful exchanges. Being open and courageous is the way forward. As a true European & democratic country, Republic of Kosova deserves to be the next full-fledged member of CoE. pic.twitter.com/5JIYJNwMw6— MFA Kosova ???????? (@MFAKOSOVO) June 23, 2022