Gërvalla në Lozanë: Ndalja e luftës në Ukrainë, e domosdoshme për paqen në Evropë

Gërvalla në Lozanë: Ndalja e luftës në Ukrainë, e domosdoshme për paqen në Evropë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, theksoi rëndësinë e veprimeve ndaj minave dhe kontributin e Kosovës për paqen në një konferencë në Lozanë të Zvicrës, e organizuar me ftesë të ministrit të Jashtëm, Ignazio Cassis.

Gërvalla theksoi se fitorja e Ukrainës dhe ndalja e luftës janë të domosdoshme për stabilitetin në Evropë, shkruan Gazeta Enigma.

Ajo theksoi angazhimin e Kosovës për të kontribuar në misionet ndërkombëtare dhe për të ndihmuar në çminimin e zonave të minuara, duke përdorur përvojën e vendit në këtë fushë.

Gjatë fjalës së saj, Gërvalla paralajmëroi se bashkësia ndërkombëtare po dështon të veprojë në mënyrë efektive për të përfunduar luftën në Ukrainë.

“Edhe nëse konflikti do të ndalej sot, do të duhen vite për t’u përballur me pasojat, duke përfshirë të mbijetuarit, viktimat dhe rindërtimin e Ukrainës. Por lufta nuk po ndalet sot, dhe është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të bëjë gjithçka për ta ndaluar këtë luftë tani,” theksoi Gërvalla.

Kjo konferencë shërbeu si një platformë për diskutimin e nevojave urgjente për mbështetje dhe veprime në përballjen me sfidat e krijuara nga konflikti në Ukrainë./GazetaEnigma/

Related Articles