Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka mbajtur fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shkruan GazetaEnigma.
Gjatë fjalimit të saj, Gërvalla e vuri në pah duke shfaqur se sa pro-evropian dhe pro-NATO është Republika e Kosovës.
“Nuk ka vend më pro-evropian dhe pro-NATO se Kosova. Ka shumë gjëra për t’u bërë, por e kemi dëshmuar që mund ta bëjmë. Kemi tejkaluar vështirësi edhe më të rënda, por s’kemi humbur asnjëherë besimin. Kosova është aset edhe për botën e Evropën. Populli ynë për këtë e kërkon të ardhmen plot optimizën e shpresë”, tha ajo.