Gërvalla në Stamboll takohet me Fidanin, e falënderon Turqinë për mbështetjen

Gërvalla në Stamboll takohet me Fidanin, e falënderon Turqinë për mbështetjen

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po qëndron në Stamboll për të marrë pjesë në takimin e dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, me ftesë të homologut të saj turk, Hakan Fidan, me të cilin edhe zhvilloi një takim.

Gërvalla tha se Turqia, si shtet mik dhe aleat i ngushtë i Kosovës, mbetet një partner i rëndësishëm në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Gjatë takimit me ministrin Fidan, Gërvalla ka theksuar se Kosova, “përmes angazhimit të saj në këtë platformë, riafirmon orientimin strategjik drejt integrimit euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe përkushtimin ndaj paqes së qëndrueshme, fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal”.

“Po ashtu, vura në dukje rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të përpjekjeve të përbashkëta për një rajon më të sigurt”, tha Gërvalla.

Ministrja e Jashtme në detyrë në takim thotë të ketë ritheksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, “si dhe rolin e saj në avancimin e dialogut, paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.

Related Articles