Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz është prezantuar para publikut gjerman dhe ka folur për një varg çështjesh, përfshirë edhe “Shqipërinë e Madhe”.
Ndër tjerash, znj. Gërvalla Schwarz ka treguar pse qeverisë i duhet kaq shumë kohë për t’u përgatitur për dialogun me Serbinë por megjithatë nuk ka treguar kërkesat konkrete të palës kosovare.
Ajo u pyet nga deputeti i Partisë së Gjelbër në Bundestag, Manuel Sarrazin, për “Shqipërinë e Madhe.
Ajo i përmendi bashkimin paqësor që kishte ndodhur mes dy gjermanive, por i kujtoi se Kurti kishte qëndrim ndryshe nga sa raportohej në media.
“Nuk keni përse të keni frikë [nga Bashkimi Kombëtar]. 93% e shtetasve të Kosovës dëshirojnë të anëtarësohen në BE.”
“Nëse e dëgjoni zotin Kurti deri në fund dhe nuk merrni vetëm deklaratat e shkëputura nëpër media do ta kuptoni se edhe ai këtë thotë,” tha ajo duke shtuar se qeveria e saj synon që brenda katër vjetëve të bëhet kandidate e BE-së.