Gërvalla për vizitë në Maqedoni të Veriut, u takua me Xhaferin dhe Grubin

Gërvalla për vizitë në Maqedoni të Veriut, u takua me Xhaferin dhe Grubin

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Gërvalla fillimisht ka takuar Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se duke theksuar që marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë të shkëlqyera, Gërvalla vuri në pah se me Xhaferin ka biseduar edhe rreth mbështetjes që Maqedonia e Veriut mund t’ia japë Kosovës në proceset e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, NATO dhe në BE.

Xhaferi, është shprehur i hapur për mbështetje.

“Shprehëm kënaqësinë e ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet dy vendeve tona që karakterizohen me mbështetje dhe respekt të ndërsjellë, dialog të hapur dhe konstruktiv”,ka thënë Xhaferi.

Gërvalla është takuar gjithashtu me zëvëndëskryministrin e parë, Artan Grubi

Në fokus të takimit mes Gërvalës dhe Grubit, ishte thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve, me theks të veçantë mbi zbatimin e 11 marrëveshjeve të nënshkruara për bashkëpunim, në seancën e parë të përbashkët qeveritare të mbajtur në Shkup në shtator të vitit të kaluar. Në këtë drejtim, u dakordua edhe për formimin e ekipit të përbashkët për ndjekjen e zbatimit të këtyre marrëveshjeve.

Gërvalla dhe Grubi, gjithashtu diskutuan edhe për organizimin e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, e cila këtë herë do të mbahet në Kosovë.

Nga të dy palët u dënua gjithashtu agresioni rus ndaj Ukrainës dhe u shpreh solidaritet dhe bashkërenditje e plotë me politikat e sigurisë dhe të jashtme të NATO-s dhe BE-së./Gazeta Enigma/

Related Articles