Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se me rregulloren e re për shërbimin e jashtëm të zyrtarëve nuk përbën shkelje ligjore dhe është bërë në funksion të korrigjimit të korrigjim të zbatimit të ligjit
“Jo nuk ka pasur shkelje të ligjit, mendoj që ka pasur korrigjim të zbatimit të ligjit, rregullorja nuk ka dalë për një ditë është koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme e është votuar në instanca më të larta”.
Deputetja, Ariana Musliu-Shosh, ka thënë se me këtë rregullore e shkel nenin pesë të Ligjit për shërbim të jashtëm të shërbyesve civil.
“Rregullorja për shërbim të jashtëm është në funksion, a po bënë shkelje të Ligjit për shërbim të jashtëm, konkretisht neni pesë”, ka thënë ajo?