Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla –Schwarz, i ka publikuar pikat kryesore të programit qeverisës.
Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë është renditur e para në mesin e 20 pikave.
Tutje në pikën e dytë është vënë vaksinimi i 60% të qytetarëve deri në fundin e vitit 2021, ndërsa në pikën e tretë renditet ndihma direkte për familjet që kanë humbur kryefamiljarin nga pandemia e COVID-19.
Ndërkohë pikë e katërt e planprogramit qeverisës është vendosur skema për rikthimin në punë për personat që kanë humbur vendin e punës, kurse në pikën e pestë, qëndron fondi për sigurime shëndetësore.
Liberalizimi i vizave është rënditur në masën e nëntë të këtij planprogrami.