Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook, ka thënë se nga funksionalizimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të goditet më së shumti diaspora.
Ai është shprehur se çdo eksperiment me sistemin e drejtësisë mund të ketë pasoja negative tek shoqëria dhe shteti.
“Nga funksionalizimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të goditet më së shumti diaspora. Çdo eksperiment me sistemin e drejtësisë mund të ketë pasoja negative tek shoqëria dhe shteti. Kjo vjen në shprehje sidomos kur mungon dialogu i mirëfilltë në mes të akterëve relevant brenda një shteti”, shkroi ai.
Gërxhaliu u shpreh se kur ligjet bëhen me tendencë për interesa partiake e jo në funksion të shtetit, siç tha ai, pasojat mund të jenë të dëmshme.
Tutje, ai tha se Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe funksionalizimi i saj me ketë formë siç po prezentohet dhe në këtë kohë do të jetë, siç u shpreh ai, një goditje direkte për diasporën dhe mërgimtarët.
“Kontributi i diasporës është i pakontestuar dhe në këtë drejtim duhet kuptohet e vërteta se përmes bankave dhe institucioneve financiare dërgohet një pjesë e madhe për Kosovën, por pjesa më e madhe e parave nga diaspora vijnë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë që është tre fishi i asaj që dërgohet në forma bankare”.
“Kemi një diasporë punëtore e cila punon shumë jashtë orarit të punës dhe ndoshta nga dy punë vetëm për qëllimin e ndihmesë dhe investimeve në Kosovë. Investimet më të mëdha të diaspos janë në patundshmëri dhe është një pjesë e parave ndoshta mund edhe të jetë fituar jashtë orarit të punës. Të gjitha këto që i thashë më lart mund të kenë efekte negative në qoftëse kërkohet deklarimi i origjinës së parave ku diasporës mund t’i verifikohen edhe paratë nga organet e shtetit ku veprojnë dhe jetojnë”, u shpreh tutje ai.