Giresse i vlerëson të rëndësishme ndeshjet e këtij muaji

Giresse i vlerëson të rëndësishme ndeshjet e këtij muaji

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse i ka vlerësuar si tejet të rëndësishme dy ndeshjet e këtij muaji që “Dardanët” i luajnë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Në konferencën e mbajtur për shtyp të premten, Giresse ka insistuar se beson që ekipi do të jetë gati për duelin me Rumaninë dhe Bjellorusinë.

Kosova luan më Rumaninë në Prishtinë më 16 qershor, ndërsa tri ditë më vonë, do të përballet me Bjellorusinë në Budapest të Hungarisë. Kosova, të enjten ka nisur grumbullimin ndërsa prej ditës së sotme ka filluar me nga dy seanca stërvitore në ditë.

Megjithatë, Giresse ka thënë se ekipi ende nuk është kompletuar dhe është në pritje të lojtarëve që ti bashkohen gjatë këtyre ditëve, në mënyrë që të fillojnë përgatitjet me intensitet maksimal.

“Jemi mbledhur për dy ndeshjet që i luajmë ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë. Grumbullim që ka filluar para dy ditësh dhe që po zhvillohet në mënyrë progresive pasi ende nuk janë të gjithë lojtarët këtu. Nuk po i mbajnë stërvitjen 100% për shkak se po presim të na bashkohen të gjithë lojtarët, pasi disa udhëtojnë nga vendet”, ka thënë Giresse.

“Nuk besoj qe do shume mend qe dy ndeshjet qe i kemi se janë shume te rëndësishme. Do te tentojmë sa me pak te mendojmë për ndeshjet e shkuara, por te përgatitemi për këto ndeshje qe i kemi. Pastaj i referohemi barazimeve qe i referohemi si rezultate negative, por nuk besoj se rezultati me Izraelin ishte negativ dhe duhet te vazhdojmë te shohim përpara”.

Related Articles