Tekniku francez insiston se Kosova është gati të përballet me Irlandën e Veriut.
Sipas tij, ekipi nuk ka presion dhe fokusin e ka vetëm te kjo ndeshje që sipas tij është e rëndësishme.
“E rëndësishme është se jemi përgatitur maksimalisht dhe sa i përket pjesës së presionit nuk e di shumë se çfarë do të thotë fjala presim për shkak se jemi profesionist. Krejt çka mund të them është se jemi gati dhe të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje”, ka insistuar Giresse.