Seleksionuesi i Kosovës, Alain Giresse, ka thënë se nuk është duke menduar për dorëheqje.
Seleksionuesi i Kosovës, Alain Giresse, ka thënë se nuk është duke menduar për dorëheqje.
I pyetur nga gazetarët nëse do të dorëhiqet në rast të humbjes të martën në “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Qipros, Giresse, ka thënë se trajnerët nuk mendojnë për dorëheqje e as për humbje.
“A po mendon që shumë trajnerë i përgatisin dorëheqjet e tyre. Fillimisht asnjë trajner nuk mendon as për humbje”, ka thënë Giresse.
Ai po ashtu ka thënë se nuk e di saktësisht përbërjen e tij, siç nuk e dinte as para ndeshjes me Irlandën e Veriut, për shkak të situatës me mbrojtësin Amir Rrahmani.
Rrahmani është në dyshim edhe ndaj Qipros.
Sa i përket lojtarëve të Ballkanit, Lindon Emërllahu e Lumbardh Dellova, të cilët nuk i ka aktivizuar ndaj Irlandës së Veriut, ai ka thënë se nuk është e njëjtë të luhet në Ligën e Konferencave dhe në Përafaqësuese të Kosovës, e po ashtu se në ekip mund të aktivizojë vetëm 11 lojtarë.
Kosova të shtunën pësoi në udhëtim ndaj Irlandës së Veriut me rezultatin 2:1.
Zë vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve me 6 pikë nga pesë ndeshje. Në rast të humbjes nga Qipro, e po ashtu nëse Irlanda e Veriut triumfon ndaj Greqisë, atëherë Kosova mund të bjerë në Ligën D.