Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse dhe futbollisti Valon Berisha po flasin në një konferencë për media në prag të sfidës kundër Qipros.
Kosova nesër do ta nis edicionin e ri në Ligën e Kombeve në udhëtim te Qipro me ndeshjen që fillon nga ora 18:00.
Trajneri francez tha se për Kosovën është e rëndësishme që ta nisin këtë edicion të ri me fitore.
“Siç e dini do te jete ndeshja jonë e parë në Ligën e Kombeve dhe patjetër është e rëndësishme të fitojmë. E rëndësishme është edhe paraqitja e mirë që ta nisim në menyrë më të mirë Ligën e Kombeve. ”, tha Giresse në konferencë për media.
Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.
Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor.