Shkaku i mungesave, Giresse ka paralajmëruar ndryshime në përbërje ndaj Irlandës së Veriut të enjten. Ndërkohë, ka shtuar se shpreson që sulmuesi Vedat Muriqi të jetë i gatshëm për këtë duel.
“Sigurisht, se janë mungesa të mëdha dhe do të ketë ndryshime në ekip, sidomos në krahun e majtë të mbrojtjes. Sa i përket Vedat Muriqin, shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për këtë ndeshje”, është shprehur Giresse.
Giresse ka shtuar se Kosovës i mungon përvojë në ndeshje ndërkombëtare në krahasim me ekipet tjera. Ai ka thënë se në këtë ndoshta po ndikon mosha e re e lojtarëve që e kanë “Dardanët”.
“Për shkak të moshës së re, po vërehet edhe mungesa e përvojës në ndeshje të tilla dhe për këtë arsye nuk po kemi rezultate të kënaqshme nganjëherë”, shtoi Giresse.