Giresse pret paraqitje të mirë ndaj Irlandës së Veriut

Giresse pret paraqitje të mirë ndaj Irlandës së Veriut

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka pranuar se mungesa e portierit Arijanet Muriq dhe mbrojtësit Fidan Aliti ia vështirësojnë punën kundër Irlandës së Veriut, por francezi pret një paraqitje të mirë të ekipit të tij. Muriq e Aliti u përjashtuan në ndeshjen e fundit ndaj Greqisë, të cilën Kosova e humbi 1:0 të dielën e shkuar në Prishtinë.

Të enjten, Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” përballet me Irlandën e Veriut prej orës 20:45 në xhiron e tretë të grupit C2 të Ligës së Kombeve.

“Jemi në një situatë paksa të veçantë para ndeshjes me Irlandën e Veriut si pasojë e asaj që ndodhi në duelin e fundit me Greqinë, ku jemi pa dy lojtarë që u përjashtuan dhe këta i shtohen mungesave që i kemi.Jemi në vështirësi sa i përket pozicioneve të caktuara, pasi ata që mungojnë janë të rëndësishëm në pozitat e tyre. Mirëpo, padyshim se do të tentojmë ti përshtatemi situatës, të përgatitemi dhe të kemi një paraqitje sa më të mirë për ndeshjen që e kemi”, është shprehur Giresse.

“Padyshim, pjesa fizike është shumë e rëndësishme, sidomos në ndeshje kundër britanikëve që vrapojnë shumë. Kështu që, ne duhet të jemi sa më mirë të përgatitur për këtë përballje”.

Related Articles