Giresse për ndeshjen ndaj Zvicrës: Do të jetë shumë e rëndësishme të ketë tifozë kosovar në Cyrih

Giresse për ndeshjen ndaj Zvicrës: Do të jetë shumë e rëndësishme të ketë tifozë kosovar në Cyrih

Trajneri i ri i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka folur për paraqitjen ndaj Burkina Fasos dhe përballjen ndaj Zvicrës.

Ajo çka e ka habitur trajnerin e Kosovës është numri i tifozëve kosovarë që do të jenë të pranishëm në këtë ndeshje.

Tutje, francezi ekskluzivisht në Sports Show të Klan Kosovës, potencoi se do të jetë krejt tjetër ekip ndaj Zvicrës, në krahasim me ata që kanë luajtur ndaj Burkina Fasos.

“Do të jetë shumë e rëndësishme të ketë tifozë kosovar në Cyrih. Është e rrallë që një ekip mysafir të luajë në praninë e kaq shumë tifozëve të vet, shpresoj që do t’ju ofrojmë kënaqësi tifozëve dhe Kosova të luajë një ndeshje të bukur. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm të luajnë. Nuk kemi lëndime pas ndeshjes me Burkina Fason”, është shprehur Giresse.

“Por, siç e kam thënë të gjithë futbollistët do të përfshihen në këto dy ndeshje miqësore, kishim një ekip ndaj Burkina Fasos dhe do të jetë një ekip tjetër ndaj Zvicrës, pastaj shpresoj se do të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm, nuk mund ta di para kohe nëse do të fitojmë apo do të bëjmë një ndeshje të dobët, por do të bëjmë gjithçka për t’u paraqitur mirë”./Gazeta Enigma/

Related Articles