Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, është duke e mbajtur konferencën e parë para dy ndeshjeve miqësore.
Giresse të premtën e kaluar publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar dhe sot në këtë konferencë do të flet për dy sfidat e tij të para si përzgjedhës i Kosovës.
Ai sqaroi edhe pse nuk është ftuar mbrojtësi në formë i Kosovës, Leart Paqarada për këto dy ndeshje miqësore.
“Jam në dijeni për problemet që ka pasur lojtari në të kaluarën dhe këto dy ndeshje janë më shumë për t’u njohur dhe besoj se në të ardhmen do të ftohet”.
Fillimisht, më 24 mars, në “Fadil Vokrri”, Kosova e luan miqësoren e parë ndaj Burkina Fasos.
Më 29 mars, në Cyrih, poashtu Kosova luan miqësore ndaj Zvicrës.Sot, 21 mars, trajneri Giresse do të paraqitet në një konferencë për shtyp nga ora 11:00.
Ndryshe, nesër, 22 mars, djelmoshat e Giresses do të zhvillojnë stërvitjen e parë për këtë vit në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00.
/Gazeta Enigma/