Gjakovari e rrahu rëndë bashkëshorten, arrestohet (VIDEO)

Një burrë gjakovar është arrestuar të dielën, pasi sulmoi gati deri në vdekje ish-gruan e tij.

Sh.P, 33-vjeçar, sipas policisë, kishte sulmuar gruan e tij me një mjet të fortë, që dyshohet se ishte këmba e tavolinës së kuzhinës.

Ai është arrestuar ndërsa ish-gruaja e tij A.A, 22-vjeçare, që banonte me qira në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Gjakovë, ka marrë tretman fillimisht në Spitalin e Gjakovës dhe më pas është nisur për në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas policisë, çifti edhe në të kaluarën kishin probleme mes vete./Gazeta Enigma/

Related Articles