Një rast tentimi i dhunës në familje ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’ në Gjakovë, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar me jetë djalin e tij.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur përmes një bisede telefonike mes palëve, ku pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, i moshuari dyshohet se ka kërcënuar 40-vjeçarin duke i thënë se nuk guxon të shkojë në shtëpi sepse do ta vrasë.
40-vjeçari duke parë rrezikun që i kanoset, i frikësuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.
Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje, ku kanë arrestuar të dyshuarin, i cili gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk ka qëllim ta lëndojë djalin e tij, por të gjitha fjalët i ka thënë nën afekt.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 65-vjeçari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.