Gjakovari rrah kunatën, e bënë për spital

Një grua është sulumuar nga kunati i saj në Gjakovë, raporton Gazeta Enigma.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR/ Gjakovë 20.08.2022 – 20:47. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht kunatën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles