Një person është arrestuar nga policia e rajonit të Gjakovës, pasi që ky i fundit dyshohet se tentoi t’u jepte ryshfet 20 euro, zyrtarëve policorë për të mos i shqiptuar gjobën, raporton Enigma.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga ana e autoriteteve të rendit, u tha se A.G u ndalua për 48 orë me vendim të prokurorit.
Lidhur me rastin është iniciuar rast “Dhënia e ryshfetit”.
“Më datën 24 qershor 2024, zyrtarët policorë të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, kanë ndalur një automjet, në një pikë kontrolli rutinë, në fshatin Rakovinë – Gjakovë. Gjatë procesit të lëshimit të një gjobe për një kundërvajtje, i dyshuari A. G., (shoferi i automjetit) në përpjekje të ndërhyjë në detyrat ligjore të zyrtarëve policorë, që të mos i shqiptonin gjobën, kishte hedhur një kartëmonedhë prej 20 eurosh në makinën e patrullës. I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, si dhe kartëmonedha prej 20 eurosh është sekuestruar si provë”.